Site icon Telegrafi

Për 300 euro shenjëtarët rrezikojnë Evropianin

Por, FSHSK-ja rrezikon të paraqitet në këtë evropian, meqë i ka mbetur 300 euro borxh në emër të kotizimit për vitin e kaluar Konfederatës Evropiane të Shenjëtarisë (ESC).

Në statutin e Konfederatës Evropiane të Shenjëtarisë thuhet se çdo federatë ka për obligim që të paguajë kotizimin në afatin e caktuar, ndryshe nuk do të lejohet të marrë pjesë në garat që organizon. Këtë nuk e ka bërë FSHSK-ja, me arsyetimin se nuk ka buxhet, shkruan sot Koha Ditore.

"Tarifat vjetore për anëtarësim janë të përcaktuara për një periudhë dyvjeçare nga një votim në Asamblenë e Përgjithshme të ESC-së. Pagesa e kësaj tarife duhet bërë deri më 31 mars. Një federatë që nuk e ka paguar tarifën vjetore të anëtarësimit apo çdo obligim tjetër deri më 31 mars të këtij viti, do t’i privohen gjitha të drejtat brenda ESC-së, përfshirë të drejtën e votimit dhe të pjesëmarrjes në të gjitha kampionatet zyrtare", thuhet në statutin e Konfederatës Evropiane të Shenjëtarisë.

Në FSHSK thonë se nuk kanë pasur mjete financiare për të paguar kotizimin. Ankohen se nuk kanë as sot.
 

Exit mobile version