Site icon Telegrafi

Për 30 vite gënjeu se strehonte mace, i priste dhe i shiste për mish lepuri (Foto, +16)

Huang Fuping nga Kina, që pretendonte se në shtëpinë e tij kujdesej për mace të pastreha, i priste dhe i shiste në restorante për kinse mish lepuri.

Pasi në shtëpinë e tij kanë hyrë autoritetet e sigurisë, janë tmerruar nga kasaphana me kafshë të prera, të rrjepura dhe të bëra gati për shitje, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, janë shpëtuar 49 mace që ndodheshin ende në kafaze.

Mediet raportojnë se ky ‘dashamirës i kafshëve’, për 30 vjet ka punuar në këtë formë, ndërsa askush nuk ka dyshuar se mishi i blerë për afro pesë euro kilogrami, nuk ishte i lepurit.

Shtëpia ku ushtrohej ky aktivitet është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërsa Fuping është nën arrest dhe pritet të dalë së shpejti para drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version