Site icon Telegrafi

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Anesteziologu Gazmend Spahija në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shumë çështje që kanë të bëjnë me anestezinë.

Spahija po sqaruar se çfarë ndodh me trupin kur jemi në ndikimin e anestezisë.

“Komplet pacienti është në gjendje të gjumit të thellë, pa dhimbje…”, tha ai.

Sipas tij, është e dëshirueshme që pacienti në momentin kur ia ndërpresin barnat, ata hipnotikët dhe i përdorimin barnat për rikthimin e funksionit të muskulaturës, pacienti mos të ketë dhimbje.

“…Dhe në momentin kur pacienti nuk ka dhimbje pas operacionit ai ka me pas një ndjenjë të mirë dhe do të thotë pse jam frikësuar pa arsye”, tha ai.

Doktori tutje shpjegoi se për menaxhimin e rrugëve të frymëmarrjes, për humbjen e vetëdijes dhe përdorimin e relaksantëve muskulor nevojiten vetëm 1 minutë, ku vetëm për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit.

 


Ai tha se për këtë shpesh iu thonë pacientëve numëro gjatë dhënies së anestezionit.

Spahija po bëri të ditur se edhe analgjetikët kanë efekt brenda minutës, ndërsa relaksantët muskulor janë dy lloje, ata që kanë efekt brenda 30 sekondave dhe brenda 3 minutave.

Podcastin e plotë ku doktor Spahija shpjegon shumë çështje që lidhen me përbërjen e anestezisë, përgatitjet që duhet të bëhen, ndikimin etj mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version