Telegrafi

Për 27 vjet ushqehet vetëm me fruta (Foto)

Shumë njerëz as që do të mund ta mendonin të bëhen veganë, stil jetese që ua ndalon ngrënien e të gjitha produkteve nga kafshët.

Por, një grua nga Queensland i Anglisë, i ka ngritur gjërat në një nivel tjetër dhe për 27 vjetët e fundit, nuk ka ngrënë gjë tjetër pos pemëve, transmeton Telegrafi.

Anne Osborne ushqehet vetëm me pemë të papërpunuara dhe tani në moshën 52-vjeçare, thonë se ndjehet shumë mirë.

Osborne që për 27 vjet ushqehet vetëm me pemë

Nëna e dy fëmijëve, që po e quajnë edhe si ‘frytariane’, i është kthyer jetesës vegane, ku kuptoi se nuk mund ta ha mish, vezë apo të përdorë bylmet për arsye etike. Ajo kurrë nuk shikoi alternativa dhe nisi që jetesën vegane, ta kthejë vetëm në fryte.

Banane, papaja, mango dhe avokado janë disa prej ushqimeve në kohën e shujtave të ndryshme.

Zonja Osborne që është me origjine nga Britania e Madhe, i han nga dhjetë frute të ndryshme në ditë, teksa sigurohet që t’i hajë nga 20 banane brenda një jave. Brenda shtatë ditëve, ajo i han edhe 14 avokado dhe katër ananas.

Pjatat me të cilat ushqehet gjatë shujtave

Megjithëse nuk ka ngrënë prej ndonjë grupi tjetër të ushqimeve, ajo pretendon se kjo dietë rigoroze nuk ka pasur asnjë ndikim negativ në shëndetin e saj.

Në fakt, ajo është shumë energjike, ka peshë të shëndetshme dhe nivel të kënaqshëm të kolesterolit. Në të njëjtën kohë, konsideron se dieta e saj, është shumë e mirë për ruajtjen e ambientit.

‘Frytariania’ 52-vjeçare me shëndet të përkryer

Madje, Osborne i ka rritur shëndetshëm të dy bijtë e saj, duke i ushqyer vetëm me qumështin e gjirit, ndërsa më vonë vetëm me pemë, por edhe fara të përpunuara. Derisa ende janë vegan, djemtë e saj 27 dhe 14-vjeçar ushqehen edhe me gjëra tjera.

Kjo formë e veganizmit, njihet vetëm për ngrënien e frutave ashtu siç janë, apo të zihen nën 48 gradë Celsius.

Deri më tani, njohësit e shëndetit e kanë konsideruar si mjaft kontroverse, duke ia numëruar vetitë negative dhe pozitive që i ka. /Telegrafi/