Site icon Telegrafi

Për 25 vite, Serbia me 600 mijë banorë më pak

Për shkak të rënies së natalitetit të popullsisë në Serbi, në 25 vitet e fundit në këtë shtet ka rënë numri i banorëve për më shumë se 600 mijë.

Kjo u bë e ditur në programin “Mjedisi”, që është pjesë e projektit të Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropë, transmeton KosovaPress.

Gjendje më të mirë nuk ka as Kroacia, e cila së bashku më Serbinë kanë problemet më të theksuar të shpopullimit në rajon.

Ndryshe, Serbia për veç rënies së natalitetit, përballet edhe me numrin e madh të banorëve të saj që i takojnë moshës së lartë, gjë që ulë fuqinë punëtore në këtë shtet.

Exit mobile version