Site icon Telegrafi

Për 25 ditë me radhë nuk ka të infektuar me coronavirus në Dibër

Në Dibër, e cila ishte vatra e parë e coronavirusit në shtetin tonë, edhe pas ditës së 25-të nuk ka të infektuar të rinj me Covid-19, informojnë nga Shtabi Komunal Operativ, duke iu referuar të dhënave të sotme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, informon AIM.

Numri i të infektuarve mbetet 51 prej tyre dy nga Qendra Zhupë, çift bashkëshortor të cilët të parët ishin diagnostikuar pas kthimit të tyre nga Italia.

Sipas statistikës së policisë, bëjnë të ditur, gjatë 24 orëve të kaluara gjatë orës policore dhe zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e coronavirusit nuk është regjistruar shkelje.

Në periudhën e njëjtë, nuk janë regjistruar as vjedhje dhe aksidente. Në Dibër nuk ka persona në izolim, përveç një personi në vetizolim./Telegrafi/

Exit mobile version