Telegrafi

Për 24 orë pesë të vdekur nga COVID-19   

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sipas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.857. /Telegrafi/