Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për katër raste të dhunës në familje, tri raste në Prishtinë dhe një në Obiliq.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka kanosur viktimën, ish bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë ka ndodhur po ashtu në Prishtinë, ku i dyshuari pasi ia ka marrë telefonin, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër ish-bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu rasti i tretë ka ndodhur në Prishtinë, të dielën në ora 17:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar bashkëshorten e tij femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti i katërt i dhunës në familje ka ndodhur në rrugën “Çlirim Subotiq” në Obiliq, të dielën në ora 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/