Telegrafi

Për 24 orë, gjashtëmijë shqiptarë të Kosovës në Shqipëri

“Sa i përket fundjavës, brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth tremijë automjete dhe gjashëmijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, deklaroi oficeri i policisë, Ismed Hodaj, në mesditën e së shtunës, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim, transmeton Top Channel.

Sipas Policisë së Kosovës, numri i shtetasve që kanë kaluar për në Shqipëri është më i madh në krahasim me të njëjtën periudhë të përpara një jave dhe kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike. /Telegrafi/