Site icon Telegrafi

Për 24 orë, 96 raste në emergjencën pediatrike

Emergjenca Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në 24 orët e fundit u ka ofruar shërbime shëndetësore 96 fëmijëve.

Prej tyre, 23 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në reparte të ndryshme të Klinikës së Pediatrisë.

Ndërkohë që 67 raste të tjera janë kontrolluar në ambulancat specialistike të kësaj klinike, përderisa janë ofruar edhe shërbime të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version