Site icon Telegrafi

Për 24 orë, 57 aktakuza kundër 68 personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza, kundër 68 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar 32 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 2 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 13 persona të  dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e 1 biçikletës e cila dyshohet që është përdorur për t’u kryer vepra penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 3 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar 8 persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 4 personave të dyshuar dhe ka ngritur 20 aktakuza, kundër 25 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person, si dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi, si dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Exit mobile version