Telegrafi

Për 22 vjet, në Shqipëri 6 mijë të vdekur nga gjakmarrja

Këto shifra janë bërë publike nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka prezantuar edhe draftin për gjakmarrjen, duke rekomanduar masat që mund të merren për të parandaluar dukurinë.

Pjesa më e madhe e vrasjeve të kryera për gjakmarrje, siç transmeton Shekulli, janë kryer në Tiranë, ku familjet kanë migruar kryesisht për t’i shpëtuar gjakësit. Ndërsa viktimat në pjesën e madhe të tyre janë të rinj nga mosha 21-37 vjeç, ku nuk mungojnë vrasjet e fëmijëve dhe femrave.

Në raport thuhet se numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri ka ardhur duke u ulur gjatë viteve, por dukuria vazhdon të jetë shqetësuese. /Telegrafi/