Site icon Telegrafi

Për 20 vite menduan se i përket gjinisë mashkullore, befasohen kur shpeza bëri një vezë (Foto)

Mirëmbajtësit e një rezervati të shpezëve në Kent të Anglisë, kanë mbetur të befasuar kur shpeza bëri një vezë – teksa për njëzet vite, kishin menduar se i përket gjinisë mashkullore.

Por, nuk ishte i gjithë faji i tyre, sepse në dokumentet e blerjes, shkruante se Harold është mashkull, ndërsa nuk i kanë bërë ndonjë ekzaminim të detajuar, transmeton Telegrafi.

Herold me vezën që bëri

“Stafi janë shtangur. Zogu Harold për të cilin dihej se është mashkull, në fakt qenka AJO, pasi e bëri një vezë. Së shpejti do t’ia gjemë një burrë dhe gjërat do të ndryshojnë”, shkruan në deklaratën e lëshuar.

Zyrtarët e rezervatit kanë shprehur keqardhje për këtë gabim, teksa deklaruan se do të bëjnë kontrolle të detajuara te të gjithë shpezët, për të zbuluar nëse është gjithçka në rregull. /Telegrafi/

 

Exit mobile version