Site icon Telegrafi

Për 2 muaj, afro 800 aksidente në rajonin e Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Kosovë janë shënuar 35 aksidente, nga të cilët 16 me të lënduar.

Statistikat e Policisë së Kosovës mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, ofrojnë të dhëna që janë mjaft shqetësuese, veçmas për shtim të aksidenteve në trafik, shkruan sot Koha Ditore.

Në dy muajt e parë të këtij viti, janar dhe shkurt, në rajonin e Prishtinës, janë raportuar 798 aksidente trafiku me dëme materiale, 272 aksidente me lëndime dhe 4 aksidente me pasoja fatale.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar gjithsej 10065 tiketa trafiku. Ndërsa sa i përket personave të arrestuar për vepra të ndryshme penale, në janar dhe shkurt janë arrestuar 330 persona të dyshuar për vepra të ndryshe dhe janë konfiskuar 480 automjete.

Aksidentet e shumta në trafik dhe gjendja e sigurisë në kryeqytet, u diskutua edhe në mbledhjen e parë të Këshillit komunal të Sigurisë në Bashkësi i Komunës së Prishtinës, të enjten.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili iu bashka anëtarëve të këtij këshilli me vonesë dhe qëndroi shumë shkurt, shfrytëzojë këtë mbledhje për të folur për ndërtimin e Kishës Protestante dhe një sinagoge në kryeqytet. Por, ai nuk foli edhe për sigurinë në komunën që drejton.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version