Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tremujorin e tretë të vitit 2021 numri i të vdekurve është për 2.5 herë më i madh se numri i foshnjave të lindura.
Sipas të dhënave, në korrik, gusht dhe shtator në Komunën e Gostivar kanë lindur 154 foshnja, dhe 401 persona kanë humbur jetën, ndërsa Gostivari është në vend të dytë për nga vdekshmëria pas Shkupit.
Kjo periudhë përfshin valën e fuqishme të COVID-19 që përfshiu Gostivarin, ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në këto tre muaj nga COVID-19 kanë humbur jetën 126 qytetarë nga Komuna e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Rostueshes.
Në tremujorin e tretë në Komunën e Vrapçishtit kanë lindur 48 foshnja, dhe 92 persona kanë humbur jetën, ndërkaq Komuna e Rostushes ka vetëm 9 lindje dhe 39 qytetarë të vdekur.
Në nivel vendi, numri i foshnjave të lindura në tremujorin e tretë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është ulur për 3.8%, ndërsa numri i personave të vdekur shënon rritje prej 30.7%/Telegrafi/