Site icon Telegrafi

Për 18 drunj ‘Komuna Qendër’ e lëviz planin e shkollës në Kapishtec (Foto)

Komuna Qendër që bie nën ombrellën e Bashkisë së Shkupit dhe udhëhiqet nga Andrej Zhernovski, ka informuar se e ka lëvizur për 2.7 metër planin për objektin e shkollës fillore në lagjen Kapishtec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky vendim janë shpëtuar 18 drunj të vjetër, që do të thotë se janë shpëtuar gjysa e drunjëve në këtë vend ku duhet të ndërtohet shkolla.

Komuna Qendër njofton se në oborrin e shkollës do të mbjellen edhe 40 fidane drunjsh që do të thotë se gjithësejt do të ketë 58 drunj./Telegrafi/

Exit mobile version