Site icon Telegrafi

Për 17 vite me radhë, çdo ditë i feston Krishtlindjet

Shumë miq të Parkut do të thonë se ai ka rrëshqitur pak për arsye se është adhurues i madh i Krishtlindjeve dhe gjërave tjera që lidhen për këtë festë. Por vendimi i tij për ta martuar bredhin ka kaluar të gjithë kufijtë.

“Më pëlqen bredhi im më shumë se gjithçka tjetër në jetë dhe dua ta martojë”, tha Park i cili çdo natë po ashtu organizon edhe darkën e Krishtlindjeve, shkruan “The Sun”.

Burri 47 vjeçar bleu edhe unazën me të cilën do ta fejojë bredhin e vet, por ende nuk ka vendosur se në cilën degë do ta vendosë unazën.

“I vetmi problem është se vështirë të gjendet një prift i cili dëshiron ta kryej ceremoninë e martesës”, thotë britaniku. Bredhi plastik i Krishtlindjeve zbukuron dhomën e tij që tri vjet. Siç rrëfen ai, ky është miku i tij më i mirë, të cilin mund ta shikojë gjatë tërë kohës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version