Telegrafi

Për 15 vite qëndroi në koma, princi saudit arrin ta lëvizë dorën – filmohet momenti emocionues

Princi saudit i cili ishte në koma për më shumë se një dekadë, ka arritur të lëviz dorën e tij.

Princi Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është parë duke lëvizur gishtat, derisa një grua e lavdëron për këtë veprim, transmeton Telegrafi.

“Tung Didi, më lejo ta shoh”, dëgjohet ajo duke i thënë princit të cilin e inkurajon të reagoj si përgjigje ndaj thirrjeve të saj.

Ajo madje i kërkon disa herë që ta ngrit sa më lartë shuplakën e dorës. Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud.

Kujtojmë që princi Al-Waleed ka qenë në komë që nga viti 2005, pasi pësoi hemorragji në tru si rezultat i një aksidenti në trafik derisa asokohe po vazhdonte studimet në kolegjin ushtarak.

Lëvizjen e fundit fizike që e kishte bërë ka ndodhur pesë vite më parë. E babai i princit që njëherit është vëllai i miliarderit Al-Waleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, për asnjë moment nuk i kishte humbur shpresat se i biri i tij një ditë do të zgjohet dhe shërohet plotësisht. /Telegrafi/