Telegrafi

Për 13 vjetorin e pavarësisë, Ujëvara e Niagarës merr ngjyrat e flamurit të Kosovës

Kosova dje ka mbushur 13 vite që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Për nderë të këtij përvjetori në vend janë mbajtur shumë aktivitete.

E për të shënuar këtë përvjetor Ujëvara e Niagarës është stolisur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Këtë e kë bërë të ditur, Donat Syla shef i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Kanada, përmes një postimi në Facebook.

“Ujëvara e Niagarës sonte u stolis me ngjyrat e flamurit të Republikës se Kosovës!

Qoftë e përjetshme qenësia e kombit tone, sikurse rrjedha e ujit të kësaj mrekullie natyrore që u zbukurua edhe më shumë në këtë ditë festive për të gjithë ne! Gëzuar!”, ka shkruar Syla. /Telegrafi/