Dy femra të moshës mbi 30 vjeç janë gjetur të mbyllura në banesën familjare në rrugën Dimçe Lahçanski në Manastir, njofton Tellma.
Pas vdekjes së babait në vitin 2004, nëna i ka mbyllur vajzat e saj në banesë. Nëna dhe vajzat janë në gjendje të rëndë financiare. Shpesh mbesin edhe pa bukë e ujë.
Të gjithë jetojnë pa kushte elementare të higjienës dhe pa rrymë elektrike. Fqinjët kanë kërkuar edhe ndihmë nga institucionet por ende nuk kanë ndonjë rast konkret. /Telegrafi/