Telegrafi

Për 12 orë shiten mbi 200.000 iPhone 4S

Mirëpo, me sa duket, fansat e vërtetë të Apple nuk ndihen kështu, pasi që operatori mobil amerikan, AT&T thotë se ka marrë më shumë se 200,000 porosi për modelin e ri të iPhone, dhe e gjithë kjo ka ndodhur për vetëm 12 orë.

Për më shumë, thuhet se kërkesa e njëjtë është duke u përsëritur edhe në Apple, si dhe tek operatorët mobil në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa mediet të njohura britanike e kanë konfirmuar këtë kërkesë të jashtëzakonshme, me operatorët e tyre mobil, të cilët thonë se sasia e tyre tashmë është porositur në tërësi, ndërsa përdoruesit e tyre presin që telefonat e blerë t’i marrin me 14 tetor.

Me këto lëvizje në treg, pritet që kërkesa për iPhone 4S ta tejkalojë edhe atë për modelin paraprak, iPhone 4. / Telegrafi /