Site icon Telegrafi

Për 12 ditë radhazi SHBA-ja ka raportuar nga 100 mijë raste nga coronavirusi

Bazuar në të dhënat e regjistruara nga Univeristeti John Hopkins, SHBA-ja ka regjistrur të paktën 10.9 milionë raste nga coronavirusi, përfshirë dhe 245 mijë viktima.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi për 12 ditë radhazi ka regjistruar nga 100 mijë raste nga COVID-19.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia globale, pasuar me Indinë e cila ka regjistruar deri më tani 8.8 milionë të prekur.

Ekspertët deri më tani kanë thënë se sëmundja mund të menaxhohet në mënyrën më të lehtë me anë të një vaksine efektive.

Në pamundësi të vaksinës, ata kanë bërë apel për respektimin e masave të distancimit shoqëror, masa këto të cilat tashmë janë implementuar sërish në shumë vende evropiane.

Para disa ditësh, kompania Pfizer dhe BioNTech, deklaruan se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19, tashmë ka rezultuar 90 për qind efektive. /Telegrafi/

Exit mobile version