Site icon Telegrafi

Për 11 muaj bankat fituan 32 milionë euro nga shërbimet dhe transferimet

32 milionë euro kanë përfituar bankat komerciale që operojnë në Kosovë, në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, nga shërbimet dhe transferimet, ose të hyrat nga jointeresi, shkruan sot Koha Ditore.

Qytetarët janë ankuar se çmimet për shërbime të ndryshme janë mjaft të larta. Në disa banka nxjerrja e llogarisë kushton një euro e gjysmë, ndërkohë që në disa banka të tjera edhe transferimet prej 10, 15 e 20 euro nga rimburësimi i kuponëve fiskalë nga ATK-ja iu kanë kushtuar qytetarëve nga dy euro.

“Na mbytën, shumë shërbimet e shtrenjta, edhe me ndërru bankën të gjitha janë kështu”, ka thënë një qytetar nga Prishtina. “Sa herë nxjerr para të ndalin, llogarinë me pagesë, transferet me pagesë, është normale që të paguhet, por jo kaq shumë”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Exit mobile version