Site icon Telegrafi

Për 10 vjet mbante me zor një femër, aktakuzë për pejanin

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër A.A, për veprën penale “Shtrëngimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A, nga gushti i vitit 2008 e deri me datën 7 shtator të 2018 , më kanosje, ka detyruar viktimën B.A. që nga mosha 16 vjeçare, të kryej kohë pas kohe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, ku të njëjtën nuk e kishte lejuar as të krijoj lidhje martesore, duke i kërcënuar edhe personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të, derisa e viktima duke e ndjerë vetën të kërcënuar vendos që rastin ta paraqet tek organet ndjekëse.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë. /Telegrafi/

Exit mobile version