Telegrafi

Për 10 vite kanë shitur 200 mijë vetura – në gjashtë vitet e fundit shitën 25 mijë SUV

Për një kohë të gjatë, ata hezituan t’u ofronin klientëve një model SUV, dhe kur e lëshuan një të tillë ai dha rezultate impresionuese.

Bentley përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me shitje rekord, me 40% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.

Kina regjistroi 187% kërkesë më të lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, kur vendi u godit nga një epidemi e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Më meritori për një rezultat të tillë është sigurisht Bentley Bentayga, SUV-ja e parë e markës britanike të makinave.

Rreth 40 për qind e të gjitha automjeteve të shitura nga kjo markë janë modele Bentayg.

Në fund të Marsit, Bentley shënoi jubileun e saj – 200,000 makina të prodhuara në 102 vjet ekzistencë, dhe mbi 75% e këtyre automjeteve janë bërë në 18 vitet e fundit.

Bentayga zë një vend të veçantë mes tyre. Gjegjësisht, në gjashtë vitet e fundit, 25,000 prej këtyre SUV janë bërë. /Telegrafi/