Site icon Telegrafi

Për 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve për në Gërmi

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për 1 Maj është ndaluar qarkullimi i automjeteve për në Gërmi.

Në njoftim thuhet se qarkullimi i automjeteve do të ndalohet përveç trafikut urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, ndërmarrjes Hortikultura, Pastrimi dhe Drejtorisë së Inspeksionit.

Lexoni të plotë njoftimin:

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi!

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat “Gërmia” “Freskia”, dhe “Soma” do të jetë:

Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”

Kryqëzimi rrugëve “Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”

Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Drejtoria e Inspeksionit do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese. /Telegrafi/

Exit mobile version