Telegrafi

Peqin, makina përfundon në kanal, vdes 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Peqin, si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip Volkswagen.

Sikurse bën me dije policia, 40-vjeçari R.M., nga Peqini, ka qenë në drejtimin e mjetit që doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin e mbushur me ujë.

Në automjet me të ishte e motra 31-vjeçare e cila ka gjetur vdekjen, një 51-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital si dhe tre persona të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën, raporton TCH.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.a të mitura, 6 dhe 8 vjeç.