Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) thekson nga burimet e saj bën të ditur se zgjedhjet do të duhet të shtyhen, kurse Trajko Veljanoski duhet të caktojë seancë dhe të thërret deputetët sepse ende u zgjatet mandati, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në atë seancë, thekoshet nga PEPR, do të sillet vendim për shtyerjen e zgjedhjeve dhe vazhdimin e punës deri në datën e zgjedhjeve, veçanërisht deri në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes Përzhino, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Për shpërbërjen e Parlamentit do të sillet vendim ku do të konfirmohet data e zgjedhjeve, konrektisht 4 ose 11 shtator, domethënë 60 ditë para zgjedhjeve’, thonë nga PEPR. /Telegrafi/