Site icon Telegrafi

PEPR: Të lustruarit për të cilët Gjykata administrative i anuloi vendimet të kërkojnë dëmshpërblim nga Tome Axhiev

“Partia për emancipim të plotë të romëve (PEPR) para disa javësh shkroi se kryetari i Komisionit për lustrim, Tome Axhiev duhet të përgjigjet për reputacionin e atyre qytetarëve të Maqedonisë, të cilët janë gazetarë, profesorë, akademikë, gjykatës, avokatë, të cilët i ka lustruar dhe thoshte se ka dëshmi”, thonë nga PEPR, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pas pohimit të këtillë të tij, Gjykata administrative anuloi 20 vendime për lustrim, prandaj ne nuk shkruam që të bëhet konfiskimi i pronës së Axhievit dhe të kompensohet dëmi për këto qytetarë të respektuar të Maqedonisë dhe ti jepet fund institucioneve dhe personave të cilët janë të përfshirë dhe të cilët me urdhër kanë realizuar dhe kanë marrë vendime të padrejta dhe joadekuate”, thuhet në reagimin e PEPR.

“I porosisim të gjithë qytetarët tonë që janë lustruar dhe për të cilët Gjykata administrative i ka anuluar vendimet e Komisionit për lustrim, të kërkojnë kompensim të dëmit dhe reputacionit personalisht nga kryetarit të komisionit dhe anëtarëve të komisionit të cilët kanë votuar me urdhër të pushtetit, respektivisht të OBRM-PDUKM”, qëndron në reagimin me shkrim të PEPR./Telegrafi/

 

Exit mobile version