Telegrafi

PEPR: Lideri jonë Samka Ibraimoski ka besueshmëri më të madhe se Gjorgje Ivanov

Partia për emancipim të plotë të romëve PEPR, njofton se para disa javësh kanë realizuar një anketë midis liderit të partisë Samka Ibraimoski dhe Gjorgje Ivanov, lidhur me atë se kush ka besueshmëri më të madhe tek romët dhe te bashkësitë tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Përqindja bindshëm më e madhe kanë dhënë përkrahje për liderin e PEPR, Samka Ibraimoski, ose në përqindje, 19% për liderin e PEPR, ndërsa 4% për presidentin aktual të shtetit Ivanov, nga gjithsej 1500 të anketuarit përmes telefonit.

Kjo do të thotë që lideri jonë mund të kandidohet për president të ardhshëm, kur mundet ky aktuali të jetë me atë përqindje përse mos të jetë lideri jonë me përvojë të madhe politike, intelektual, njeri i besueshmërisë dhe njeri me zemër të pastër, popullor, me përvojë të madhe, ekonomist me njohuri të mëdha për financat dhe biznesmen. Me këtë anketë të realizuar nga partia jonë konsiderojmë që nëse do të ketë zgjedhje për president të Maqedonisë mund të kandidohet edhe lideri jonë Samka Ibraimoski, qëndron në njoftimin e PEPR./Telegrafi/