Partisë për emancipimin e plotë të romëve PEPR pyet qeverinë, sa para kanë ardhur nga fondet e BE-së të caktuara për romët dhe ku janë shpenzuar, pasi që standardet e tyre nuk po përmirësohen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ne kërkojmë që qeveria të jap llogari për paratë e caktuara për përmirësimin e statusit të romëve. Çfarë bëtë me këto para dhe ku u i investuan, a ndërtuat diçka për romët? Nëse u ndërtua diçka le të tregohet! Këtë letër do t’ua dorëzojmë të gjitha ambasadave në Maqedoni”, tha Samka Ibraimovski, kryetari i PEPR. /Telegrafi/