Partia për emancipim të tërësishëm të romëve i ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllahët, egjiptianët, kroatët dhe të tjerët, që të dalin nga kjo budallai dhe kriminalitet, ta tregojnë revoltin e tyre ndaj pushtetit të korruptuar.
“Partia njashtu i ftoi qytetarët që të mërkurën në mënyrë masive të dalin në protesta për shkak të asaj se Gjykata Kushtetuese po dëshiron që ta shpërbëjë Prokurorinë Speciale, ku të gjithë bashkë jemi më të fuqishëm, pasi që duhet të dalim dhe ta ruajmë shtetin nga kriminelët, nuk ka kohë për pritje dhe qëndrim në shtëpi, të gjithë në protesta”, thuhet në njoftim./Telegrafi/