Partia për emancipim të plotë të romëve, PEPR ka reaguar për siç thuhet në njoftimin e tyre “prejardhjen e pronës të cilën e posedon Talevski – tre banesa dhe vetëm zoti e din se çfarë ka tjetër“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga partia i apelojnë Prokurorisë Speciale Publike dhe prokurores Katica Janeva të kërkojnë prejardhjen e pronës së Taleski dhe të vërtetohet nëse mundet me një rrogë të kryetarit të komunës të fitohen tre banesë.
“Në ndërkohë romët në Bair nuk kanë bukë të hanë dhe jetojnë në vendbanime nën-standarde. Prandaj kërkojmë që të gjithë kryetarëve të komunave të OBRM-PDUKM nëpër Maqedoni tu bëhet kontroll i prejardhjes së pronës që të shihet çfarë posedojnë tani dhe para se të bëhen kryetar komunash. E përjashtojmë vetëm kryetarin Ratko Dimitroski nga Koçani për të cilën e dimë se ka poseduar pronë edhe para se të vijë në funksion, të gjithë të tjerët si Ivica Koneski, Koce Trajanoski, Marjan Risteski dhe të tjerëve tu vërtetohet prejardhja e pronës, thonë nga partia e Samka Ibraimovskit./Telegrafi/