Telegrafi

Peposhi prezantohet te Llapi

Foto: KF Llapi/Facebook

Pasi e transferoi para më shumë se një jave, Llapi ka prezantuar Ardit Peposhin.

Klubi llapjan po vazhdon me përforcime për edicionin 2020/21, derisa sot (e hënë) e prezantoi mbrojtësin  shqiptar.

“Është finalizuar marrëveshja 1 vjeçare e arritur ditë më parë ndërmjet KF Llapit dhe mbrojtësit të majtë, Ardit Peposhi”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Prezantohet Ardit Peposhi 👏Është finalizuar marrëveshja 1 vjeçare e arritur ditë më parë ndërmjet KF Llapit dhe mbrojtësit të majtë, Ardit Peposhi. Na priftë e mbara së bashku Ardit ⚪️🔵

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 10 août 2020

Peposhi ishte pjesë e skuadrës së Bylysit në Shqipëri, ndërsa nga edicioni i ri do të luajë në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi shqiptar u prezantuar nga trajneri Tahir Batatina, derisa i uroi suksese lojtarit. /Telegrafi/