Telegrafi

Pepermaster CTO në AMD

Papermaster iu bashkëngjit AMD-së nga Cisco, e më parë ka punuar si zëvendëspresident në Apple ku ishte përgjegjës për zhvillimin e harduerit. Por ishte i detyruar të largohet nga detyra në Apple pas skandalit që ndodhi vitin e kaluar me pranimin e sinjalit të iPhone 4 të Apple në rastet kur pajisja nuk mbahej në mënyrën e caktuar.

Në AMD Papermaster do të udhëheq Technology and Engineering Group dhe do ti raportoj drejtpërdrejtë CEO-së së ri të porsaardhur të kompanisë, Rory Read. /Telegrafi/