Telegrafi

Pepe: Varane do të bëhet më i miri në botë

“Ai është djalosh shumë modest por ka kualitete të jashtëzakonshme. Në fillim të sezonit, unë i thash atij se për dy vite ai do të jetë një ndër qendër-mbrojtësit më të mirë në botë”.

“Shpresoj që ai të vazhdoj të mësojë me përulësi dhe me uri të madhe siç po bën tani. Mendoj se ai vërtetë mund të përmirësohet dhe me gjithë këtë përvojë që po e fiton ai mund të bëhet edhe më i mirë”, ka thënë Pepe për AS. /Telegrafi/