Telegrafi

Pepe u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit me një letër prekëse (Foto)

Pepe ka shkruar një letër ku është përshëndetur me Real Madridin pas 10 vitesh. 

Ai është i lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain, por ka edhe skuadra nga Liga Premier që e pëlqejnë portugezin.

Ai ka shkruar në Istagram.

“Me 12 korrik të vitit 2007 arrita në Real Madrid, ishte iluzioni i një ëndërr që e kanë para çdo ditë kur kamë qenë fëmijë”.

“Sot, pas 10 vitesh, do ta ndaloj ta vesh këtë fanellë. E kam veshur çdo ditë këtë fanellë me shumë dashuri gjithmonë”.

“Sot unë vetëm mund tu falënderoj të gjithë juve që më keni mbështetur, se ju keni shkruar këtë histori të bukur me mua. Faleminderit secilit prej jush që më ka shoqëruar. Falë gjithë miqve dhe kolegëve që kam e di unë do të jem mirë kudo që të shkoj”.

Pepe me trofeun e Ligës së Kampionëve

“Unë i them lamtumirë edhe këtij qyteti, i cili ka parë lindjen dhe rritjen e vajzave të mia. Jam shumë i lumtur për atë që kam arritur dhe do ta mbaj në zemër dashurinë tënde!

“E them sërish … Më e mira prej këtyre 10 viteve ishte të stërvitesha çdo ditë dhe të jetoja me secilin prej të punësuarve të këtij klubi … Duke pasur parasysh Santiago Bernabeu dhe ndjenjën se mbështetja juaj gjithmonë ishte magji!”

“Në zemrën time e mbaj përzemërsinë tuaj, dhe kjo ndjenjë është e plotësuar … Real Madridi dhe dashuria juaj gjithmonë do të jenë pjesë e historisë sime, jetës sime! Faleminderit dhe përgjithmonë!”.

Pepe i ka fituar tre tituj të La Ligas dhe tre të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/