Pepe ka konfirmuar se ai do ta presë Realin deri në momentin e fundit për të vendosur për të ardhmen e tij.
Portugezi ka një kontratë që i skadon me skuadrën mbretërore në qershor dhe ai është lidhur tashmë me kalime te shumë klube.
“Finalja është më 3 qershor, kurse unë kam kontratë deri më 30 qershor”.
“Siç kam thënë gjithmonë, unë do të pres Realin deri në momentin e fundit”.
“Jam i lumtur që jam 100 për qind në gjendje që të luaj në në finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff”, u shpreh Pepe. /Telegrafi/