Telegrafi

Pepe nuk luan ndaj United?

Iker Casillas mungon sigurt dhe Punto Pelota shkruan se Pepe u ka thënë miqve të tij të ngushtë se ai po vuan në riaftësim dhe mund të mos luajë në ndeshjen e parë ndaj Manchester Unitedit.

Mbrojtësi portugez iu nënshtrua operimit në nyje kohë më parë dhe ai është në luftë me kohën për t’u kthyer në fushë.

Mourinho duket se do të mbështetet vetëm në të riun Raphael Varane që shfaqi paraqitje perandorake ndaj Barcelonës javë më parë.