Telegrafi

Pepe nuk dukej si një lojtar që vlen 80 milionë euro ndaj Unitedit

Arsenali bëri mjaftueshëm në Old Trafford për ta siguruar vendin e katërt në xhiron e shtatë përkundër sulmuesve që ishin në krizë.

Ndeshja përfundoi 1-1 me golat e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe Scott McTominay që shënoi në fundin e pjesës së parë.

Mirëpo, ajo se çfarë la shumë për të dëshiruar ishte paraqitja e Nicolas Pepes që iu bashkua Arsenalit në këtë afat kalimtar nga Lille.

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi francez kishte vetëm 25 minuta të mirë, më pas ai filloi të zhdukej në fushë, madje edhe kur e kishte topin në këmbë bënte shumë gabime.

Lexo po ashtu Paqe në Old Trafford, United dhe Arsenali ndajnë pikët në derbin e Ligës Premier

Pepe kishte disa shanse të mira për të shënuar gol, mirëpo që goditjet e tij përfundonin mbi portë ose ishin të lehta në duart e David de Geas.

Francezi duket se po e ndien shumë e madhe të paguar nga Gunners për të dhe në derbi nuk po arrin ta tregojë veten. /Telegrafi/