Telegrafi

Pepe mbron Realin pas barazimit ndaj Gijon

Barazimi pa gola nuk ishte rezultati që e kërkonte Reali, veçanërisht pas humbjes së fundit në shtëpi në mesjavë ndaj Milanit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se ekipi ka mungesë të golave. Ne bëmë një punë të mirë, që të gjithë duke luftuar për fitore, por kishim mungesë të aftësive në ballë të golit. Ka ende shumë kohë deri në fund të sezonit dhe ende mund të përfundojmë të parët”.

“Nuk duhet të flasim për mungesa, duhet të besojmë se edhe këta këtu dëshirojnë ta ndihmojnë ekipin”, ka thënë Pepe./Telegrafi/