Telegrafi

Pepe: Liga e Kampionëve na motivon

Portugezi përfundimisht e tejkaloi suspendimin e gjatë dhe është në kombinim për takimet e radhës në La Liga, pasi në takimin kundër Zurichut, e pati debutimin e tij në sezonin e ri.

“Dua të luaj dhe t’i ndihmoj ekipit në çfarëdo forme me të cilën mundem. Por, po ashtu dua të fitoj tituj, pasi kjo është e rëndësishme për karrierën e çdo futbollisti, siç është për çdo klub, veçanërisht Real Madridin”, ka thënë Pepe.

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të zhvillohet në Bernabeu dhe Pepe thotë se gara më prestigjioze është ajo që i motivon lojtarët.

“Liga e Kampionëve është ajo që na motivon, të gjithë jemi të ngazëllyer të luajmë në finale pasi kjo është një mundësi e madhe për ne. Do të punojmë me ngulm për të arritur atje”, ka shtuar Pepe.