Mbrojtësi portugez, Pepe ka paralajmëruar largimin nga Real Madridi.
Pasi ka humbur vendin e titullarit, portugezi ka bërë të ditur se do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kontrata e tij me klubin mbretëror skadon në muajin qershor mirëpo ai mund ta ndërpresë atë në janar.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.
E përditshmja spanjolle AS ka shkruar se janë tri skuadra angleze që e duan lojtarin por nuk ka dhënë emra.
Gjithashtu Pepe mund ta vazhdoi karrierën edhe në Kinë ku ka shumë kërkesa për të. /Telegrafi/