Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka befasuar me një deklaratë të tij për Jose Mourinhon.
Pepe dhe Mourinho kanë punuar së bashku te Real Madridi, ku nuk kishin edhe aq raporte të mira.
Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Pepe i është falënderuar Zotit që koha e Mourinhos përfundoi shpejtë te Reali.
“Nën drejtimin e Jose Mourinjos, njerëzit na urrenin kur dilnim në fushë”.
“Kjo zgjati tre vite, dhe falënderoj Zotin që kjo kohë shkoi shumë shpejtë”, deklaroi Pepe.
Pepe kishte mbetur në bankë të rezervave në kohën e Mourinhos, pasi ai i jepte përparësi më shumë Varanes.