Telegrafi

Pepe bashkohet me PSG-në

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, do të largohet nga klubi aktual për tu bashkuar me Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi kishte zëra se do të bashkohet me Interin, por gjiganti francez i ka forcuar kontratë dy vjeçare të parefuzueshme.

Ai ka oferta edhe nga Kina, ku kërkohet nga Hebei Fortune.

Por Pepe nuk dëshiron të largohet nga Evropa dhe pë këtë është i gatshëm ta pranojë ofertën e PSG-së.

Agjenti i tij Jorge Mendes do të takohet me pronarin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

Aty do të mbyllet edhe marrëveshja që do ta dërgojë Pepen në Parkun e Princave. /Telegrafi/