Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thumbuar rivalin lokal, Manchester United, në një ndër intervistat e para si trajner në Angli.
Spanjolli i pyetur nëse ishte i frikësuar që City nuk do të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, u përgjigj se nuk ishte i merakosur aspak. Ai ka thumbuar rivalët lokalë duke thënë se City të paktën është më mirë se ta.
“Jo nuk isha i brengosur. Do të vija në Mançester, nuk do të kthehesha në shtëpi. Por akoma nuk jemi në Ligën e Kampionëve, duhet të jemi të qartë”.
“Situata për momentin është më e mirë se e Manchester Unitedit, sidoqoftë”, ka thënë ai gjatë një prezantimi publik në akademinë e klubit, transmeton koha.net.
Skuadra e Guardiolas do të luajë në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve pasi mbylli sezonin në pozitën e katërt në tabelë.