Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas eliminimit të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja ishte e zjarrtë dhe u mbyll 4-4 me rezultat të përgjithshëm, por Tottenham ka kaluar tutje fal golave mysafirë.
“Është e vështirë. Ishim shumë afër të kalonim tutje. Është keq që nuk kaluam, por duhet ta pranojmë”.
“Ishte ndeshje e mirë. Ishte 3-2 pas vetëm 20 minutash lojë dhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që mundëm. Gabimet nëpër gara të tilla të ndëshkojnë shumë”.
“Kemi humbur një penallti në ndeshjen e parë, krijuam shumë raste kundër një ekipi të vështirë… bëmë gabime në dy golat e parë sonte. Provuam deri në fund”.
“Ajo që bëmë në këto dy sezone është e mrekullueshme”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/