Juanma Lillo ka vendosur ta lërë Manchester Cityt, për të marr vetë drejtimin e Al-Sadd , klubit të njohur të Katarit.
Lillo që ka qenë asistent i Pep Guardiolas sezonet e fundit do të zërë vendin e Xavit, i cili u shpall kampion i Katarit sezonin e kaluar.
OFFICIAL: Juan Manuel Lillo will be the head coach of #AlSadd, starting from the 2022-23 season. He will reach Qatar on Sunday before being presented at a press conference later.#AlwaysAlSadd pic.twitter.com/r1r8J2HTqo
— 🏆 #77 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) June 17, 2022
Është i njëjti klub në të cilin Xavi bëri një hap gjigant në karrierën e tij përpara se të nënshkruante për Barcelonën.
Puna e Lillos me Guardiolan është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë edhe vetë Pepin.
“Koha ime në Man City ka qenë një nga ato që e kam shijuar më shumë në të gjithë karrierën time”.
“Të punosh së bashku me Pepin dhe me pjesën tjetër të stafit teknik dhe me këtë grup lojtarësh ka qenë një kënaqësi dhe shpresoj të kem qenë në gjendje të luaj rolin tim të vogël në sukseset që kemi arritur në fushë”.
Official. Juanma Lillo has now left his position at Manchester City to join Al-Sadd Sports Club as Head Coach. 🔵 #MCFC
“My time at Manchester City has been one of the most enjoyable periods of my career”, he said. pic.twitter.com/797JklrT96
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 17, 2022
“I uroj klubit gjithë të mirat dhe të arrijë të gjitha ambiciet e tij në të ardhmen”, ka thënë Lillo në faqen e klubit. /Telegrafi/