Site icon Telegrafi

Pep Guardiola, trajneri i vitit nga UEFA

Pep Guardiola është zgjedhur trajneri i vitit 2022/23 nga UEFA.

Trajneri spanjoll ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Manchester City.

Guardiola udhëhoqi klubin anglez ta fitonte Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Me Pep në krye, këtë vit City fitoi edhe Ligën Premier, Kupën FA dhe Superkupën e Evropës për klube.

Ndërkohë trajnerja e vitit është zgjedhur përzgjedhja e Përfaqësueses së Anglisë, Sarina Wiegman.  /Telegrafi/

Exit mobile version