Trajneri i Manchester Cityt ka folur për gërvishtjet që shumë tifozë kanë vënë re në kokën e tij përpara ndeshjes kundër Manchester United.
Të dielën pasdite, City mirëpret rivalin historik United në stadiumin Etihad në një përplasje të pritur me padurim në Ligën Premier.
Përpara ndeshjes, trajneri i Cityt, Guardiola foli për mediat dhe u pa duke kruar rregullisht kokën, duke lënë shenja.
Dhe tani, trajneri legjendar ka adresuar gërvishtjet dhe ka zbuluar saktësisht se çfarë i ka shkaktuar ato.
Duke folur para ndeshjes kundër United, 53-vjeçari tregoi se prej disa vitesh vuan nga një sëmundje e lëkurës dhe kjo i ka shkaktuar gërvishtjet e dukshme në kokë.
“Kam një problem me lëkurën. Më duhet të marr antihistamine dy-tri vitet e fundit”, deklaroi trasjneri i Cityt.
“Thonjtë, po, i kam bërë në hundë (shenjat). Por pjesa tjetër ishte kaq”.
Tifozët dhe gazetarët vunë re fillimisht gërvishtjet në kokën dhe fytyrën e Guardiolës pasi City barazoi 3-3 me Feyenoord në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.
Kur u pyet se çfarë kishte ndodhur pas ndeshjes, katalanasi bëri shaka se donte të lëndonte veten pasi skuadra e tij pësoi tri gola në më pak se 15 minuta. /Telegrafi/